Dermatologët rekomandojnë të kaloni rreth 5 deri në 10 minuta në ditë nën dush.

Ndërsa disa prej nesh nuk mund ta imagjinojnë përballjen e ditës pa një larje në mëngjes, ndërsa të tjerët preferojnë të largojnë stresin e ditës para gjumit. Megjithëse koha kur bëni dush varet nga preferencat tuaja personale, ata që zgjedhin ta bëjnë atë në orët e mbrëmjes në të vërtetë mund të korrin më shumë përfitime për bukurinë dhe shëndetin.

Sipas kërkimeve të Bright Side ju duhet të ndryshoni disa nga zakonet e të bërit dush.
Rezulton se ka shumë mënyra se si nga dushet e natës ju mund të përfitoni të mira shëndetësore:

-Mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt

Është më mirë për lëkurën tuaj

Mund të lehtësojë alergjitë sezonale

Flokët tuaj do të jenë më të shëndetshëm

Ndihmon në luftimin e djersitjes së tepërt

Mund të parandalojë ngërçet e muskujve