Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka konfirmuar se slogani i PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit është “Rimëkëmbje”, shkruan Gazeta Express.
Hoxhaj ka bërë të ditur se PDK-ja është themeli i shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes së Republikës së Kosovës.
Përmes një statusi në “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë për rimëkëmbje.
Lexoni të plotë postimin e Hoxhajt:
RIMËKËMBJE!
Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë për rimëkëmbje. Ne do ta rimëkëmbim ekonominë, shëndetësinë, rendin dhe ligjin, politikën e jashtme, arsimin dhe marrëdhëniet me miqtë, që u rrënuan nga 6 tetori 2019!
UÇK-ja ishte themeli i rimëkëmbjes tonë kombëtare. PDK-ja është themeli i shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes së Republikës së Kosovës.
Bashkë do ta rimëkmëbim Kosovën. #PDK #Rimëkëmbje