Pse dritaret e aeroplanëve kanë vrima?

Me siguri që keni vënë re që dritaret e aeroplanëve kanë vrima të ajrit, por pak njerëz e dinë se për çfarë shërbejnë ato.

Gjatë ngritjes së aeroplanit nga toka, zvogëlohet presionini i ajrit. Aeroplanët janë projektuar që në kabina të mbajnë një nivel të sigurt të presionit përkatësisht që presioni në aeroplan është më i madh se jashtë.

Ndryshimet e presionit ndikojnë në dritaret e aeroplanit, përkatësisht në në tri shtresat e dritares: të brendshme, të mesme dhe të jashtme.

Pikërisht për shkak të diferencës në presion, që i ekspozohet shtresa e jashtme dhe e brendshme, shtresa e mesme e xhamit të dritares ka një vrimë e cila barazon presionin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT