Pika e tretë në të cilën do të ndalen protestuesit e prirë nga krerët e opozitës është ndërtesa e Radio Televizionit të Kosovës.
Së fundi janë shtuar zërat kritikë opozitarë ndaj televizionit publik.
Opozita po kërkon shkarkimin e menaxhmetit të RTK-së.
Edhe para ndërtesës së RTK-së ka forca të mëdha të policisë, ndërsa protestuesit kanë paraparë atje një tjetër aksion simbolik.
Me thirrje “Faqja e zezë”, ata i janë drejtuar ndërtesës së RTK-së.

- Advertisement -