Protestuan llapushnikasit kundër ndërtimit të Kishës

Banorët e fshatit Llapushnik të Komunës së Drenasit, sot kanë mbajtur një protestë paqësore ku kanë kërkuar që të ndërpriten punimet e Kishës në fshatin e tyre.

Protesta ka filluar rreth orës 10’ të dhe ka përfunduar në mënyrë paqësore. Sipas disa burimeve të Drenica Press, punime e sotme në lokacionin ku pretendohet të ndërtohet kisha janë ndërprerë.

Rreth ndarjes së parcelës për ndërtimin e kishës, dje administrata e fshatit në mbledhjen e saj të thirrur për këtë rast, ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja dhe administrimi i fshatit dhe në shenjë revolte ndaj kësaj dukurie, ata kanë deklaruar se më nuk do të japin përgjegjësi rreth asaj se çfarë do të ndodhë në ditët vijuese, përgjegjësinë sipas tyre duhet që ta merr Komuna e Drenasit. Ky lajm për prishtinaonline është dhënë dje nga anëtarët e fshatit që ishin pjesë e administratës së fshatit

Bëhet e ditur se protestë do të ketë edhe ditën e nesërme duke filluar nga ora 10’të. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT