Protestojnë punëtorët e hekurudhave, ndalet qarkullimi i trenit

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos Sh.A. sot do të mbajë një  protestë njëorëshe.

Protesta fillon nga ora 08:00 në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë.

Kjo protestë mbahet për shkak të vonesës së pagave për muajin prill 2018.

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos i kishte  dhënë kohë menaxhmentit të kompanisë deri të enjten më 17 maj që të bëjë pagesën e pagave për punëtorët për muajin prill, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kjo sindikatë ka vendosur që të premten, më 18 maj, të mbahet një protestë njësorëshe në stacionin hekurudhor në Fushë Kosovë ku do të ndalet edhe qarkullimi i trenit Prishtinë – Pejë, në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave raporton GazetaBlic.

“Kjo është vetëm një masë paralajmëruese për veprimet e tjera sindikale të cilat do të pasojnë pas datës 18.05.2018”, thuhet në reagimin e sindikatës së punëtorëve të Trainkosit.

jo sindikatë thotë se s’ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga menaxhmenti i kompanisë lidhur me arsyen e vonesës së pagave për muajin prill.

Ky është njoftimi i plotë i Sindikatës pa ndërhyrje i dërguar dje në redaksitë e medieve 

Duam të ju rikujtomë se nesër nga ora 08:00 deri në ora 09:00, Sindikata Pavarur e Hekurudhave – Trainkos Sh.A. do të mbajë protestë 1 orëshe, në stacionin Hekurudhor të Fushë Kosovës, në lidhje me vonesën e pagave për muajin Prill 2018.

Po ashtu, ju njoftojmë se ende nuk kemi asnjë njoftim zyrtar se kur do të dalin pagat e punëtorëve.

Prania e juaj do të ndihmonte që zëri ynë të jetë më i fuqishëm dhe të marrë përgjigje nga zyrtarët e kompanisë.

Faleminderit për bashkëpunim.

Me respekt, Sahit Prekopuca – Kryetar i SPH – Trainkos.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT