“Protestoj shqip” sot në Shkup

“Protestoj shqip”, është moto e marshit protestues gjithëshqiptar që do të mbahet sot në Shkup. Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë siq e quajnë antishqiptare, të inkriminuar dhe të korruptuar Gruevski dhe Ahmeti. Zbardhjen e të gjitha të vërtetave për rastet e montuara për shqiptarët dhe një marrëveshje të re për Maqedoninë.

Organizatorët thonë se marshi është pa emblema partiake.

Marshi do të fillojë në parkun e Çairit në orën 17.00 dhe do të lëvizë nëpër rrugën Cvetan Dimov, deri te semaforët e qendrës t regtare “Mavrovasja”, ku do të kthejë djathtas dhe do të drejtohet te Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Meqë para Qeverisë tashmë janë ngujuar një grup protestuesish, ne do të ndalojmë te ura “Goce Dellçev”. Aty do të jetë e vendosur një skenë, në të cilën do të lexohet mesazhi i marshit protestues dhe do të mbahen disa fjalime rasti, sipas nje raportimi te Alsat-M.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT