Protestë me pankarta dhe mesazhe të qarta

Protesta e djeshme e asamblistit të komunës së Drenasit, i shoqëruar nga përfaqësues të fshatrave si dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile të Drenasit, para Prokurorisë Themelore të Prishtinës u shoqërua me mesazhe të qarta.

Në pankartat të cilat i mbanin në duar protestuesit iu bë me dije Prokurorisë së Themelore në Prishtinë se:  “Duam drejtësi, as më pak e as më shumë”.  Ju lutemi VEPRONI ose IKËM (azil në ndonjë vend ku funksionon shteti ligjorë), KU JANË LËNDËT TONA KUNDËR KORRUPSIONIT, ua sollëm të gatshme, patët vetëm t’i përcillni për gjykatë –  ishin këto mesazhe mjaftë të qarta për Prokurorinë.

Siç mëson Drenica Press, qëllimi i kësaj proteste simbolike ka qenë që t’iu bëhet me dije institucioneve përgjegjëse, se për fatit të lëndëve kundër korrupsionit, do adresohen në çdo institucion relevant kombëtar dhe ndërkombëtar. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT