Protesta nëse nuk iu njihet statusi dëshmorëve të kombit

    Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit ka paralajmëruar se do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave
    Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit ka paralajmëruar se do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit.
    Ky komision ka kundërshtuar anashkalimin e dëshmorëve të kombit nga ana e Komisionit qeveritar për verifikim, i cili nuk ua njeh statusin e dëshmorit të kombit të rënëve të rënë në periudha dhe rrethana të ndryshme gjatë rezistencës kombëtare kundër Serbisë pushtuese.
    “Dëshmorët e anashkaluar e që ranë para luftës çlirimtare në Kosovë, ishin pararendësit e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, të kryekomandantit legjendar Adem Jashari, siç thotë edhe simboli dhe heroi i gjallë kombëtar Bacë Adem Demaçi. Prandaj, tingëllon paradoksale që edhe të rënëve gjatë viteve të mëhershme të mos iu njihet statusi i dëshmorit. Në përvjetorin e 34 të demonstratave historike gjithë popullore të vitit 1981, të cilat ia dridhen themelet e shtetit diktatorial okupues dhe burgut të madh të shqiptarëve, e quajtur “Jugosllavi”, Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, seriozisht do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave, të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit. Po ashtu do të shqyrtohet edhe formimi i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, e cila nuk do t’i ndajë dëshmorët në periudha dhe vite, por do të mbrojë të drejtat e të gjitha familjeve të dëshmorëve bijtë dhe bijat e të cilëve ranë në mbrojtje të atdheut dhe të çështjes kombëtare shqiptare kundër okupatorit fashist serb në të gjitha periudhat e historisë sonë sa të përgjakshme po aq të lavdishme. Është pikërisht Ligji Nr. 04/L-054 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E DËSHMORËVE, INVALIDËVE, VETERANËVE, PJESËTARËVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, VIKTIMAVE CIVILE DHE FAMILJEVE TË TYRE, gjegjësisht neni 8 paragrafi 2 i këtij Ligji që thotë se: “Këto të drejta i realizojnë edhe të gjitha familjet e dëshmorëve të kombit, të rënë në forma të ndryshme për lirinë e vendit në periudha te ndryshme historike”. Prandaj është e habitshme se si Komisioni Qeveritar për Verifikim i ka lënë anash dëshmorët e kombit që ranë gjatë viteve ’80 dhe viteve tjera në ballafaqim me forcat policore-ushtarake serbo-çetnike”, thuhet në reagimin e tyre.
    Ata kanë sjellë edhe emrat e dëshmorëve të kombit, të rënë në periudha të ndryshme të rezistencës sonë kombëtare për çlirim dhe pavarësi kundër okupatorit serb, siç janë:
    1.Fazli Grajçevci, i vrarë më 1964 në burg
    2.Shaban Shala, i vrarë më 1964 në burg
    3.Murat Mehmeti, i vrarë në demonstratat e vitit 1968 në Prishtinë
    4.Naser Hajrizi nga Prishtina, i vrarë në demonstratë në Prishtinë, më 1981
    5.Asllan Pireva nga Prishtina, i vrarë në demonstratë në Prishtinë, më 1981
    6.Sherif Frangu (i vrarë në demonstrata) në Ferizaj, më 1981
    7.Riza Matoshi (i vrarë në demonstrata në Ferizaj, më 1981
    8.Ruzhdi Hyseni (i vrarë më 1981)
    9.Xhelal Maliqi (i vrarë më 1981)
    10.Sali Abazi (i vrarë më 1981)
    11.Salih Maloku (i vrarë më 1981)
    12.Nesimi Dervish Dana (i vrarë më 1981, në Gjakovë)
    13.Salih Zeka (i vrarë më 1981)
    14.Jusuf Gërvalla, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard
    15.Bardhosh Gërvalla, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard
    16.Kadri Zeka, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard
    17.Rexhep Mala, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 11 janar 1984
    18.Nuhi Berisha, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 11 janar 1984
    19.Bajram Bahtiri, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 8 shkurt 1984, Prishtinë
    20.Xhemajli Blakaj, nga Istogu, i mbytur në torturë më 1987
    21.Ismet Krasniqi, veprimtar dhe organizator i demonstratave që nga viti 1981, i vrarë në demonstratën e 27 marsit të vitit 1989, në Prishtinë
    22.Afrim Zhitia, i vrarë duke luftuar në rrethim, më 2 nëntor 1989, Prishtinë
    23.Fahri Fazliu, i vrarë duke luftuar, në rrethim, më 2 nëntor 1989, Prishtinë
    24.Ali Ajeti, i vrarë duke luftuar, më 1989, në Shtedim të Besianës
    25.Tahir Meha, 13 maj 1981, i vrarë duke luftuar, Prekaz i Ulët
    26.Nebih Meha, 13 maj 1981, i vrarë duke luftuar, Prekaz i Ulët
    27.Besim Latifi, nga fshati Pollatë, Besianë, i vrarë në rrethim më 1990
    28.Skënder Monolli, nga fshati Pollatë, Besianë, vrarë në rrethim më 1990
    29.Enver Hadri, i vrarë me atentat, më 25 shkurt 1990, në Bruksel
    30.Tahir Lush Berisha (vrarë gjatë përpjekjes së armatosur më 1992, në Leshan të Pejës
    31.Arim Abazi, i mbytur në torturë në burgun e Ferizajt
    32.Zijah Shemsiu, i mbytur në burg
    33.Xhemajli Berisha (31 vjeç), profesor, nga fshati Brestovc Rahovec, i mbytur në torturë në burg të Prizrenit
    34.Nesimi Elshani (28 vjeç), student, Nagavc, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec
    35.Bedri Sokoli, vrarë në vitin 1989
    36.Ylfete Humolli, 17 vjeçe, (e rënë në demonstratat, në Lupç i Ulët i Besianës, më 1990)
    37.Agron Fetahu (23 vjeç), bujk fshati Celinë, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec
    38.Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec
    39.Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec
    40.Mehmet Ejupi (23 vjeç) fshati Sekiraçë, vrarë në Besianë
    41.Agim Rashiti, (19 vjeç), Dragash, vrarë në Gjilan
    42.Agim Kukleci (31 vjeç), punëtor, vrarë në Isniq, Deçan
    43.Basri Ibrahimi, nga fshati Smirë, vrarë në Smirë, Viti
    44.Xhymshit Ahmet Badallaj (24 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
    45.Gjylbear Izet Badallaj (22 vjeç) bujk, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
    46.Hajrim Badallaj (10 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
    47.Naim Qemajli, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
    48.Fatmir Hoxha, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
    49.Haki Pavataj, Decan
    50.Zyle Gashi (23 vjeç), vrarë në Prishtinë
    51.Mujë Berisha, nga fshati Maznik, vrarë në Maznik, Deçan
    52.Ismet Qorraj (21 vjeç), punëtor, vrarë në Carrabreg, Deçan
    53.Xhafer Qorraj, vrarë në Carrabreg, Deçan
    54.Selman Haxhosaj, nga fshati Pobërxhë, vrarë në Deçan
    55.Musa Gashi, nxënës, nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë
    56.Mirvete Avdiu, nxënëse, nga fshati Muzeqinë, vrarë në Shtime
    57.Mustafë Veselaj (23 vjeç), nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë
    58.Hilmi Jashar Kajtazi (31 vjeç), teknik, nga fshati Vitak, vrarë në Mitrovicë
    59.Bedri Sergjonaj (19 vjeç), nga fshati Kllodernicë, vrarë në Mitrovicë
    60.Behram Saniçi, nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë
    61.Hakif Bislimi (24 vjeç), i papunë, nga fshati Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Mitrovicë
    62.Sali Hadërgjonaj (19 vjeç), nxënës, nga fshati Voksh, vrarë në Deçan
    63.Selat Berisha (28 vjeç), punëtor, nga fshati Barilevë, vrarë në Prishtinë
    64.Muharrem Kabashi (19 vjeç), i papunë, nga Dushanova, vrarë në Dushanovë, Prizren
    65.Idriz Rrahmani (41 vjeç), vrarë në Gjilan
    66.Rrahman Demaj, vrarë në Skenderaj
    67.Bedri Hasanaj (21 vjeç), vrarë në Mitrovicë
    68.Sevdat Xhafolli (25 vjeç), vrarë në Prishtinë
    69.Shukrije Obërtinca (17 vjeçe), nxënëse, nga fshati Lismir, vrarë më 27 mars 1989 në Prishtinë
    70.Nufret Gashi (40 vjeç), vrarë në Suharekë
    71.Muhamet Imeri (19 vjeç), vrarë në Dushanovë, Prizren
    72.Ibrahim Krasniqi, vrarë në Prishtinë
    73.Ismet Curraj, vrarë në Carrabreg, Deçan
    74.Xhafer Curraj, vrarë në Carrabreg, Deçan
    75.Muhamet Bytyçi, nga fshati Dushanovë, vrarë në Dushanovë, Prizren
    76.Bujar Haxhimusa (24 vjeç), vrarë në Mitrovicë
    77.Riza Smajli, vrarë në Gjilan
    78.Betim Shala (21 vjeç), student, nga fshati Nashec, vrarë në Prizren
    79.Beqir Shimaniqi (41 vjeç), pensionist, nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë
    80.Ramadan Zeqiri (34 vjeç), punëtor, nga fshati Kopiliç i Epërm, vrarë në Mitrovicë
    81.Istref Gashi (42 vjeç), punëtor, vrarë në Suharekë
    82.Sakip Bislimi (33 vjeç), i papunë, fshati Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Leposaviq
    83.Afrim Bytyçi (14 vjeç), vrarë në Dushanovë, Prizren
    84.Rrahman Sopa, Kaçanik, vrarë në Prishtinë
    85.Shefki Sejdiu, Ferizaj, vrarë në Prishtinë
    86.Shaip Bytyçi (30 vjeç), Dushanovë, vrarë në Dushanovë, Prizren
    87.Ali Ajeti (30 vjeç), nga fshati Sveçël – Podujevë, vrarë në Mitrovicë
    88.Xhemajl Krasniqi, demonstrues, i burgosur, vrarë në burg
    89.Fatmir Hazir Ukaj (18 vjeç), Pejë
    90.Agron Ukë Gashi, Celinë, Rahovec
    91.Hilmi Rexhep Krasniqi (41 vjeç), Hoçë e Vogël
    92.Halim Malush Hoti (29 vjeç), Krushë e Vogël, Rahovec
    93.Nazim Qemal Elshani (28 vjeç), Nagavc
    94.Reshat Ymeri (21 vjeç), Gjilan
    95.Rexhep Aliu (43 vjeç), punëtor, Ferizaj
    96.Bekim Ruzhdi Sejdiu (15 vjeç), Koshare, Ferizaj
    97.Melit Kryeziu, Suharekë
    98.Hysni Abdullah Mazrreku (15 vjeç), Bubavec, Malishevë
    99.Ali Din Kryeziu (28 vjeç), Bubavec, Malishevë
    100.Rexhep Selman Aliu,(36 vjeç), Bubavec, Malishevë
    101.Sadik Malaj (23 vjeç), Stanovc i Poshtëm, Vushtrri
    102.Sadri Maksuti (53 vjeç), Stanovc i Poshtëm, Vushtrri
    103.Xhevat Hoxha (24 vjeç), Gjakovë
    104.Fatmir Kërleshi (20 vjeç), Gjakovë
    105.Qamil Morina, Logjë, Pejë
    106.Fadil Nazmi Talla (25 vjeç), Podujevë
    107.Ragip Brahim Hasanmetaj (23 vjeç), Strellc, Deçan
    108.Islam Morina (38 vjeç), Topanicë, Kamenicë
    109.Sylë Hazir Ukëmetaj (23 vjeç), Strellc i Epërm, Deçan
    110.Nuhi Azemi (21 vjeç), Prelezi i Jerlive, Ferizaj
    111.Xhevdet Breznica (22 vjeç), Magurë, Lypjan
    112.Enver Morina (22 vjeç), Çikatovë e Vjetër, Drenas
    113.Sahit Shala (25 vjeç), Krajkovë, Drenas
    114.Gani Daci (22 vjeç), Nabërgjan, Pejë
    115.Ali Hysevukaj (19 vjeç), Pejë
    116.Ali Isë Zuka, Pejë
    117.Nazmi Tefiku, Dubravë, Kaçanik
    118.Sadri Shoshi, Istog
    119.Samedin Bylykbashi, Prishtinë
    120.Agron Fetahu (23 vjeç), bujk, Rahovec
    121.Milazim Karaxha, Çikatovë, Drenas
    122.Smajl Lladrovci, Gllanasellë, Drenas
    123.Xhavit Lladrovci, Gllanasellë, Drenas
    124.Shani Morina, Drenas
    125.Bahtijar Gashi (52 vjeç), Prizren, mbytur në Gjilan
    126.Sylë Ukë Haxhaj (46 vjeç), Carrabreg, Deçan
    127.Haziz Shora,Kaçanik
    128.Qazim Shoshi, Istog
    129.Ali Tafa, Shtime
    130.Vehbi Shesholli, profesor, Zveçan, Mitrovicë
    131.Rasim Sheqer Mulliqi, profesor, Beleg, Deçan
    132.Osman Vokshi (66 vjeç), Pejë
    133.Osë Muqaj
    134.Ragip Hasanmetaj (23 vjeç), fshati Strellc i Epërm, Deçan, vrarë më 31.01.1990
    135.Hasan Ramadani, nga Albaniku (ish-Shajkoc – Besianë), i vrarë në luftim,1994.
    Në listë mungojnë ushtarët e vrarë gjatë shërbimit ushtarak në ish-armatën e ashtuquajtur popullore jugosllave./Kosovapress/