Protesta e llapushnikasve sot u zhvendos para Komunës së Drenasit

Pas protestave të mbajtura në Llapushnik ku është kërkuar që të shfuqizohet vendimi i Komunës së Drenasit si dhe ndaljen e punimeve në lokacionin për ndërtimin e  varrezave, që më vonë po pretendohet të ndërtohet edhe një kishë, banorët e Llapushnikut, sot e kanë zhvendos protestën e tyre para Komunës së Drenasit.

Në emër të protestuesve falën e mori asamblisti i Kuvendit Komunal nga po ky fshat Bujar Thaçi, i cili tha se në atë pjesë nuk do të duhej të ndërtohej asgjë për shkak se është zonë e mbrojtur e Betejës së Llapushnikut.

Bëhet e ditur se në një takim i cili u mbajt në mes përfaqësuesve të protestuesve dhe kryetarit të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, është arrit marrëveshja që për një muaj të pezullohen punimet.

Sipas po këtij burimi, kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku është shprehur  se do të veprojnë komfor ligjit, ndonëse tha se në komunë nuk ka arritur kërkesë për ndërtimin e kishës.

Ai shtoi se kërkesa për ndarjen e parcelës për varrezave ka qenë në komunë që nga viti 2005, por se ende nuk di për veprime e mëtutjeshme. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT