Komuna e Drenasit po synon që të ndryshojë stemën dhe vulën e saj zyrtare.
Kjo, sipas kryetarit Ramiz Lladrovci, po bëhet që përfundimisht simbolet të bëhen sipas ligjeve në fuqi por opozita po e kundërshton një nismë të tillë, shkruan Drenicapress.info
Qyteratë janë të ndar në mendime se a duhet bërë këto ndryshime. Disa nga ta kanë dhënë edhe ide se si do të duhej të jetë stema e re.
Një të tillë e ka propozuar edhe Shpend Morina, një i ri nga Drenasi.
Morina ka propozuar breshkën si simbol të komunës, ngase ajo pasqyron më së mirë se si ecin punët në këtë komunë.
“I propozoj kuvendit komunal në Drenas që në stemën e re me vendose breshkën. Besoj që e pasqyron lëvizjen tonë përpara në mënyren më të mire”, ka shkruar Morina në profilin e tij në Facebook./Drenicapress.info