Pronat e uzurpuara në Skenderaj nuk janë prona komunale

Përmes këtij demanti e informjmë opinionin publik se të dhënat e paraqitura në artikullin “Afro 4 hektarë tokë komunale e uzurpuar” në gazetën Koha Ditore më 17 maj 2016, me autor Sabit Istogun, janë plotësisht të pavërteta.

Artikulli në fjalë i cituar edhe nga mediumet e tjera të përmendura më lartë, është totalisht jo profesional dhe i paargumentuar.  E informojmë opinonin publik se jo të gjitha pronat në territorin e Komunës së Skenderajt, janë pronë komunale, madje shumica e tyre janë prona të agjencive të tjera.

Autori i shkrimit ka paraqitur shifra të pasakta të uzurpimeve duke mos pasur dijeni në lidhje me natyrën e pronave dhe titullarët e tyre. Shifra prej 180 uzurpimve, në total 4 hektarë, të paraqitura si uzurpime të pronës komunale, nuk janë prona komunale, ato janë prona me të cilat nuk menagjon Komuna e Skenderajt, por agjencitë e tjera si: AKP, Agjencioni i pyjeve dhe ish ndërmarrjet shoqërore. Pronat që përmenden janë në pronësi të ish-ndërmarrjeve shoqërore, me shumicën prej të cilave menagjon AKP-ja. Z. Abedin Veliu, shef i Sektorit të Pronës në Komunën e Skenderajt, përmes një deklerate, duke i’u referuar shifrave zyrtare, mohon t’i ketë deklaruar autorit të artikullit se pronat e përmendur me shifra janë pronë komunale. Pra, Veliu është cituar gabimisht, për shkak të mungesës së njohurisë së autorit të artikullit në lidhje me titullarët e pronave.

 

Autori i artikullit citon z. Halim Gecaj, pa pasur as më të voglin kontakt më të në lidhje me këtë çështje. Është tejtë joprofesionale të citohet në një artikull gazete një zyrtar me të cilin autori i artikullit nuk ka ralizuar intervistë, ose nga i cili nuk ka kërkuar prononcim në lidhje me temën e trajtuar. Më këtë besojmë së përveç shkeljes së etikës profesionale, korrospondenti i Koha Ditore ka cenuar edhe integritetin e zyrtarit të lartë publik. Përveç kësaj konsatimi i nxjer nga  gjoja prononcimi është i pasaktë, sepse në Komunën e Skenderajt nuk ka asnjë biznes që vepron pa leje përkatëse për ushtrim të veprimtarisë.

Kërkojmë që autori i artikullit në fjalë të kërkojë falje ndaj institucionit dhe zyrtarëve të përmendur, për plasim të të pavërtetave në opinion në dëmë të institucionit.

Ne mbesim të përkushtuar të përkrahim informimin e drejtë të opinionit publik dhe dhënien e informative nga secili zyrtar competent në fushën e vet, mirëpo do të kundërshtojmë fuqishëm edhe dezinformimin dhe plasimin e të pavërtetave në raport me zhvillimet brenda institucionit tonë, thuhet ne komunikaten per media.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT