Pronari i kompanisë ‘Beni Dona’, që po hetohet për “falsifikim të dokumentave”, i afërt me Isa Mustafën e Agim Veliun

Albin Kurti ka fituar mbi 50% të votave duke premtuar se në Qeverinë Krejt dhe Drejt nuk do të kenë vend përfituesit nga regjimi i vjetër.

Por, gjatë gati 10 muajve të qeverisjes së tij një prej përfituesve më të mëdhenj është një biznesmen që ka lidhje të fuqishme me Agim Veliun, një prej “armiqve” politik më të mëdhenjtë të Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.

Miku i Veliut, Ragip Mustafa është

Por, përveç me Veliun, Ragip Mustafa, pronar i “Beni Dona”, dikur njihej edhe për afersinë me Isa Mustafën. Sidomos kur ishin në pyetje puna e tenderëve në Komunën e Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

Së fundi, biznesmeni nga Llapi dhe kompania e tij “Beni Dona” janë futur nën hetime për falsifikim të dokumenteve të cilësisë së ushqimit, për tenderin për furnizim me ushqime të FSK-së.

Megjithatë, ministria e Armend Mehajt ende nuk ka ‘guxuar’ që të merr vendim për shkëputjen e kontratës.

Ka paralajmëruar se do të merren hapa ligjor dhe administrativ lidhur me këtë kontratë.

“Ministria e Mbrojtjes është duke i konsideruar edhe hapat tjerë ligjor dhe administrativ lidhur me këtë kontratë”, thuhet në njoftimin e MFSK-së lidhur me kontratën për ushqim me kompaninë “Beni Dona”.

Biznesmeni nga Llapi, Ragip Mustafa, njihet edhe për afërsinë e tij me ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën. Gjatë periudhës kur ky i fundit e drejtonte kryeqytetin, Ragip Mustafa me bizneset e tij konsideroheshin përfitues të mëdhenj të tenderëve në komunën e Prishtinës.

Isa Mustafa dhe biznesmeni Ragip Mustafa, ndonëse kanë të njëjtin mbiemër nuk janë kushërinj mes vete.

Gazeta Online Reporteri.net më 28 shtator, kishte publikuar një hulumtim për një tjetër tender “problematik” që kompania “Beni Dona”, pronë e Ragip Mustafës e ka për furnizim me ushqim të Policisë së Kosovës.