Prokuroria e Shtetit ka pushuar hetimet për Elhami Hajdarin, kryeshefin tashmë të suspenduar në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë në MBPZHR, pasi nuk ka gjetur asnjë provë me të cilën dëshmohet se Hajdari ka kryer veprën penale “Kanosje” për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, për të cilën akuzohet në vendimin e nxjerrë nga ministri Rikalo. “E.H. fillimisht është hetuar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i pandehuri ka kryer veprën penale ‘Kanosje’ nga Neni 185, paragrafi 1 i KPRK-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Prokuroria pas analizimit të kallëzimit penal dhe shkresave të tjera ka marrë vendim për pushimin e hetimeve ndaj të pandehurit E.H., sepse në rastin konkret nga të gjitha provat e administruara nuk ka gjetur prova se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është ngarkuar”, thuhet në përgjigjet me shkrim të Prokurorisë së Shtetit për gazetën “Zëri”.
Por pavarësisht vendimit të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë më 8 maj për pezullimin nga puna me pagesë të kryeshefit të AZHB-së Elhami Hajdarit, ky i fundit u shpreh i bindur se nuk do ta respektojë asnjëherë këtë vendim të lëshuar, pasi i njëjti thotë se është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.