Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në Pejë.

Bëhet fjalë për kandidatin e PDK-së për Pejë, Astrit Ademaj dhe ish-kandidatin e kësaj partie për Deçan, Blerand Kadrijaj, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq lajmin për plagosjen e një personi të tretë për portalin GazetaBlic e ka konfirmuar Shkodran Nikçi nga Prokuroria në Pejë.

“Çka mundem me konfirmu është që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri dy persona kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur.

Në vendin e ngjarjes ndodhet Prokurorja kujdestare dhe njësitë e tjera relevante që janë duke u marrë me rastin”, ka thënë ai për GazetaBlic.