Prokurori thotë fjalën përfundimtare në rastin “Drenica 2”

Prokurori i EULEX-it Charls Hardaway paraqiti sot fjalën përfundimtare në rastin e njohur si “Drenica 2”, ku për krime lufte po akuzohen dhjetë persona.

Fjalën përfundimtare prokurori e kishte përgatitur në formë të shkruar, ndërsa e lexoi atë në objektin e gjykatës në veri të Mitrovicës.

Hardaway në fillim tregoi se për çfarë akuzohen dhjetë personat e “Drenicës 2”.

“ Fjalimi aktual përmbyllës merret më aktakuzën e ngritur më 06. 11. 2013 në lidhje me rrahjen dhe torturimin e civilëve të burgosur. Veprat penale janë kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kontestin e një konflikti jo-ndërkombëtar, në një vend të improvizuar paraburgimi të vendsosur në ose afër shtabit të UÇK-së në Likovc,” lexoi prokurori.
Ai më tutje tregoi se çfarë sipas prokurorisë kanë bërë të akuzuarit.

Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sylejman Selimi dhe Isni Thaçi të UÇK-së në bashkëkryerje sipas një qëllimi të përbashkët kriminal, në mënyrë të paligjshme kanë arrestuar, rrahur dhe keqtrajtuar civilët që janë perceptuar së kanë bashkëpunuar më forcat serbe ose nuk kanë përkrahur UÇK-në,” vazhdoi leximin prokurori, raporton Kallxo.com.

Pastaj Hardaway foli për ata që përjetuan keqtrajtimin.
“Dëshmitari i mbrojtur B në gusht të ’98-ës ishte marrë nga UÇK-ja dhe është derguar në Likovc së bashku më dëshmitarin A, i cili sipas dëshmitari B kishte punuar për serbët, e kanë urdhëruar që të shkojë në Likovc për një intervistë, në të kundërtën dhe do të vrisnin. Ku shkuan në Likovc dëshmitarët A dhe B u sollën në një depo, sepse ish -tacioni policor në atë kohë ishte djegur nga forcat serbe,” vijoi fjalën e tij prokurori.

Ai shprehu bindjen se të akuzuarit janë përgjegjës për krime.

“ Të gjithë të akuzuarit janë përgjegjës për krime në mënyrë individuale apo në bashkëryerje më të tjerët. Në cilësinë e anëtarëve të UÇK-së në mënyrë të paligjshme kanë ndaluar dhe kanë marrë pjesë në rrahjen dhe keqtrajtimin e civilëve më qellim që të shkaktojnë dhimbje të rënda ndaj personave të cekur në aktakuzë,” theksoi prokurori, raporton Kallxo.com.

Gjatë fjalës përfundimtare të prokurorit në dy-tri raste disa nga avokatët e të akuzuarve tentuan të reagojnë, duke mos u pajtuar me atë që thoshte prokurori, por gjykata ua tërhoqi vërejtjen se edhe avokatët do ta kenë kohën e mjaftueshme për të dhënë fjalët e tyre.

Seanca e radhës ku pritet të nisë paraqitja e fjalës përfundimtare ngas ana e mbrojtësve është paraparë për datën 11 maj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT