Projekti i radhës nga Capital T është duet

Capital T ka paralajmëruar këngën e re.

Capital T një ditë më parë publikoi listën e këngëve të pjesës së dytë të albumit “Skulpturë”, shkruan lajmi.net.

Në mesin e tyre kishte edhe bashkëpunime me disa emra të njohur, e një prej tyre do të publikohet shumë shpejt.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet artisti me anë të një postimi në Instagram, ku tha se kënga me titull “Bisha” në duet me Vig Poppën, publikohet shumë shpejt.

Kujtojmë se “Braziliane” titullohet projekti i fundit nga Capital T, i cili u prit shumë mirë nga fansat. /Lajmi.net/

View this post on Instagram

Mamiiii une jom B1SHA 💪🏻🦍 LOADING…

A post shared by Capital T (@truekapo) on

- Advertisement -

MË TË FUNDIT