Kur marrëdhënia midis Barcelonës dhe Leo Messit dukej plotësisht e zgjidhur, programi i njohur  ‘La Porteria’ (një media publike e menaxhuar nga bashkia e qytetit të Barcelonës) ditën e sotme me anë të një postimi në Twitter lëshon bombën.

Sipas këtij programi, CEO i klubit Ferran Reverter ditën e sotme do të thërrasë për një takim babain dhe menaxherin e Leos, Jorgo Messi për ti bërë një propozim të ri, që ylli argjentinas të qëndrojë në klub.

Lajmi është hedhur ditën e sotme herët në mëngjes kështu që padyshim është shumë e vështirë të konfirmohet ose mohohet ky informacion.

Kjo ofertë e re vjen kur të gjitha rrugët e Messit ishin drejtuar për në Paris.

Në çdo rast kjo gjë do të dukej absurd, por me Barcelonën e cila duket se ka hyrë në një spirale të vërtetë kunfuzioni dhe marrëzie asgjë nuk mund të përjashohet.