Program i rrezikshëm për kompjuterin tuaj

Nëse keni një kompjuter desktop apo laptop ‘Apple’ dhe në të keni programin ‘QuickTime’, atëherë bëni mirë ta fshini. Ky është njoftimi që ‘Apple’ ka bërë ditën e mërkurë për klientët e tij.

Sipas njoftimit, ‘Apple’ thotë që nuk ofron më mbështetje apo përditësime për sigurinë e programit të tij të videove në ‘Windows’. Kjo do të thotë programi është lehtësisht i hakueshëm.

Për të ruajtur sigurinë e kompjuterit dhe të dhënat tuaja, ‘Apple’ sugjeron fshirjen e programit. Në fakt ajo që ka dhënë e para alarmin ka qenë qeveria amerikane, sipas së cilës ky problem prek vetëm kompjuterat me sistem operativ ‘Windows’, pasi ‘QuickTime’ në ‘iOS’ vijon të ketë mbështetjen e ‘Apple’.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT