Profesori universitar, Flamur Maloku, ka përmendur disa gjëra që lidhen me punën e ministrit në largim, Shyqyri Bytyqi, që sot aderoi në PSD.

Maloku thotë se me këtë ministër, Kosova u përjashtua nga EQAR dhe po me të studentët u izoluan.

Sipas tij, Bytyqi vodhi resurset e arsimit dhe u bashkuar me ata që “vodhën mandatet e popullit”.

“Me këtë ministër Kosova u përjashtua nga EQAR. Me këtë ministër studentët u izoluan. Ky e pa arsimin vetëm si infrastrukturë, jo si reformim për ndryshim. Çfarë mund të thuash më shumë për të? I vodhi resurset e arsimit dhe u bashkua me ata që vodhën mandatet e popullit. Këta mund të jenë gjithçka e të bëjnë çfarë t’u vijë në dorë, pos ndryshim për të mirë as s’mund, as s’dinë të bëjnë. Për sojin e tillë vlen e njëjta shprehje si për të tjerët: “E vjetra e deformuar nuk mund të jetë e re e reformuar”, ka thënë ai.

Ndyrsh, Maloku ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje para pak ditësh.