Profesioni më i paguar në Informatikë

Mendoni se inxhinierët e softuereve janë punonjësit më të paguar në teknologji ?

Në fakt kjo ka mbetur si një mit, por nuk është ashtu.

Artistët e botës digjitale vlerësohen shumë në tregun e informatikës, por nuk janë ata më të paguarit, pasi në vend të parë janë menaxherët e produkteve.

Po, njerëzit që inxhinierët e softeve i admirojnë për aftësitë e tyre sipërmarrëse, largpamësinë dhe punën që bëjnë, janë menaxherët e produkteve të tyre me një pagesë vjetore mbi 133,000 dollarë.

Gjithsesi ata thonë që fitimet e tyre vijnë si rezultat i dëshirës me të cilën e bëjnë punën, prandaj sugjerojnë se secili të bëjë një punë që e ka vërtet me dëshirë, pa pasur parasysh shpërblimin për të. /krokodili.al/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT