Profecia: Paqen pak njerëz do ta shijojnë, pas Luftës së Madhe!

Pas sulmeve në Paris, është folur për një luftë të re. Disa thonë se po troket Lufta e Tretë Botërore, së cilës i trembet mbarë njerëzimi.  Profecitë thonë se ajo do të vijë dhe se ato  kuptohen vetëm pasi ndodhin.

Në librin e tij “Profecitë” Nostradamus shkruante se “lufta e madhe do të nisë nga Franca”.

“Lufta e madhe do të fillojë në Francë dhe më pas gjithë Europa do të goditet. Ajo do të jetë e tmerrshme dhe e gjatë për të gjithë. Më në fund do të vijë paqja por do jenë të paktë ata që do ta shijojnë”, shkruan Nostradamus.

Pas ngjarjes së Parisit fjalët e Nostradamus të fusin dridhërimat. Frika që ekziston në Europë është e dukshme dhe çdo vend është i trembur se mund të jetë objektivi i ardhshëm i ISIS.

Nga profecitë e tij flitet edhe për një sulm të mundshëm mbi Romën.

“Kuajt e kozakëve do të pijnë ujë në burimet e Romës. Roma do të zhduket dhe zjarri do të bjerë nga qielli duke zhdukur qytetin. Çdo gjë do të humbasë dhe do të shihen vetëm vrasje”,  – shkruante Nostradamus.

Ai vazhdon më tej parashikimin e tij ogurzi.

“Të drejtët do të vuajnë shumë. Roma do të humbasë besimin dhe do të bëhet foleja e Antikrishtit. Djajtë do të shkaktojnë rrëmuja dhe njerëzit do të bëhen perversë gjithnjë e më shumë.”

Nostradamus këto fjalë i ka shkruar pesë shekuj më parë, por duke parë ngjarjet e fundit në Paris dhe paralajmërimi për luftën gati botërore, ato rezultojnë gjithmonë e më shqetësuese.

Nostradamus kishte parashikuar edhe sulmet në Kullat Binjake, kur tha se dy “zogj do të vijnë nga qiellin dhe do të godasin perandorinë e fundit në botë.”

Rrëzimi i Kullave Binjake nisi luftën në Lindjen e Mesme,  ndërsa Nostradamus kishte parashikuar se do të ndodhte në vitin e parë të mijëvjeçarit të tretë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT