Prodhohen armë me ngjyrë për shije të grave

Kompania për prodhimin e armëve në Giresun, në rajonin Marmara në Turqi, në bregun e Detit të Zi, filloi së prodhuari armë për gratë në ngjyra të ndryshme.
Pistoletat prodhohen në ngjyrë rozë, të kuqe, blu dhe të verdhë. Kjo firmë turke eksporton pistoleta dhe pushkë në 40 shtete të ndryshme, ndër të cilat janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Amerika e Jugut. Arma është bërë në një larmi të ngjyrave në mënyrë që të tërheq vëmendjen e grave, por edhe për tu përshtatur në një shumëllojshmëri të situatave dhe mjediseve.
Drejtori i kompanisë, Yusuf Nesil për AA tha se armët shiten në forma dhe ngjyra të njëjta dhe vendosi të bëjë diçka unike dhe jo të zakonshme. Në treg armët zakonisht janë në të zezë, por kohët e fundit ka nevojë dhe kërkesa për armë në ngjyra të ndryshme.
“Ne prodhojmë armë me ngjyrë rozë, të kuqe, kaltër dhe të verdhë. Në ambient të tillë siç është shkretëtira apo pylli, arma duhet kamufluar”, tha drejtori Jusuf Nesil dhe shtoi se bëjnë armë me ngjyra të ndryshme, që ushtarët dhe policët ta kenë më të lehtë përdorimin në pyll dhe shkretëtirë.
Ai sqaron se ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në shumë vende dhe se armët me ngjyra tërheqin vëmendje të madhe. “Në veçanti, kemi pasur kërkesa serioze nga gratë në tregun e SHBA-së”, thotë Nesil,  siç raporton sot.al

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT