Probiotikët e zvogëlojnë anksiozitetin

Sipas hulumtimeve të mëparshme, anksioziteti është një nga çrregullimet më të zakonshme mendore me të cilat përballen njerëzit në mbarë botën.
Anksioza kronike mund ta çrregullojë ndjeshëm ekuilibrin e sistemit të tretjes dhe ta rrisë rrezikun nga një varg sëmundjesh të sistemit të tretjes.

Në studimin e ri, të botuar në revistën Gastroenterology, studiuesit kanë zbuluar se probiotiku Bifidobacterium longum, në mënyrë efektive e eliminon anksiozitetin dhe e normalizon sjelljen.

Probiotikët ndikojnë drejtpërdrejt në nervat të cilat janë të vendosura në zorrë dhe të cilat janë të lidhura me sistemin nervor qendror.

Shkencëtarët hungarezë kanë zbuluar se inflamacioni kronik i apendiksit në mënyrë të konsiderueshme e rrit rrezikun e anksiozës kronike dhe depresionit dhe se trajtimi i inflamacionit kronik me probiotikë, si dhe vitamina B dhe D, mund t’i lehtësojë ndjeshëm simptomat.

Ky është një lajm i madh për ata që vuajnë nga ankthi sepse shumica e tyre mbështetet në medikamente që shkaktojnë efekte anësore, transmeton Koha.net. Këto barna janë të efektshme, por e rrisin rrezikun nga dëmtimi i të parit, marramendja, humbja e kujtesës, të përzierat dhe vështirësitë në të menduar dhe në vendimmarrje.

Probiotikët shumë lehtë mund t’i merrni përmes dietës së përditshme, por ka edhe suplemente. Nëse planifikoni të filloni të merrni suplemente të probiotikëve, gjithsesi paraprakisht konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj dhe kini parasysh se jo të gjithë probiotikët janë të barabartë, prandaj nuk e kanë të njëjtin efekt.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT