Privatizimi nuk realizohet në “baza etnike”

Kërkesa e përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë, “që të ndalet privatizimi i ndërmarrjeve publike dhe shoqërore në mjediset me shumicë serbe”, konsiderohet absurde nga deputetët në Kuvendin e Kosovës.
Kjo kërkesë është në mesin e 10 kërkesave tjera, që u paraqitën të mërkurën nga kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe të Kosovës, pas një takimi që u zhvillua në Graçanicë.
Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në Kuvendin e Kosovës, Muhamet Mustafa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se procesi i privatizimit nuk mund të realizohet në bazë të vijave etnike, por në bazë të kritereve ekonomike dhe sociale.
“Praktikisht, nuk ka mundësi. Ata kërkojnë që privatizimi të ndërpritet në viset e banuara me shumicë serbe dhe privatizimi nuk mund të udhëhiqet në vija etnike, por privatizimi udhëhiqet në vija ekonomike dhe të ligjit”, tha Mustafa.
Përgjegjëse për administrimin e ndërmarrjeve shoqërore në territorin e Kosovës dhe aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës që gjenden jashtë territorit të saj, është Agjencia Kosovare e Privatizimit. Ligji për këtë agjenci, nuk parasheh privatizim në baza etnike, thonë zyrtarë të kësaj agjencie.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës tashmë kanë deklaruar se së shpejti pritet të dërgojnë në Kuvendin e Kosovës, ligjin i cili parasheh mbylljen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe përmbylljen e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.
Më këtë ligj do të përcaktohet edhe koha kur do të përfundojë procesi i privatizimit, proces ky që ka filluar në vitin 2003 .
- Advertisement -

MË TË FUNDIT