Ishte një ditë speciale për portierin e West Hamit, David Martin.
Ai bëri sot paraqitjen e parë për skuadrën e parë të klubit të zemrës.
Martin mbajti portën e paprekur ndaj Chelseat, pasi që skuadra e tij fitoi 1:0.
Pas përfundimit të ndeshjes, Martin u shtri në tokë duke qarë.
Sigurisht bashklojtarët erdhën për ta mbështetur dhe për ta uruar për paraqitjen fantastike që bëri në fushë.
Pas ndeshjes, Martin shkoi në tribuna për të përqafuar babain e tij. Skena fantastike që di t’i sjellë Premierliga angleze!
What a debut ⚒️
33-year-old David Martin in tears at full-time as he keeps a clean sheet for boyhood club @WestHam on debut win over Chelsea
More: https://t.co/ah9WVnpCUR pic.twitter.com/TYdWgcqgPQ
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) November 30, 2019