Pritet të tentohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës

Gjykata Speciale me seli në Hagë të mërkurën ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit, krejt kjo aktakuzë mbështetet në raportin e “Dick Martyt”.

Në aktakuzë është përfshirë një numër, kinse Thaçi e Veseli janë përgjegjës për rreth 100 vrasje të serbëve, romëve dhe etnive tjera, duke ngjasuar kështu tamam me “Raportin e Dick Marty, ku iniciuesi i vërtet i këtij raporti Konstantin Kosachev, asokohe kryesues i deputetëve të Federatës Ruse në Këshill të Evropës, që propozoi këtë mocion dhe pastaj u formua Gjykata Speciale.

Por, ata që e përkrahin aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit tani kanë një tjetër frikë që mos të munden ta realizojnë planin e tyre.

Raportuesi për Kosovën në Bundestagun gjerman dhe në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, tha se mund të tentohet tani nga ligjvënësit kosovarë që të shfuqizojnë Gjykatën Specialen, shkruan Gazeta Metro.

“Nuk mund të përjashtohet mundësia që në Parlamentin e Republikës së Kosovës do të bëhen përpjekje për tërheqjen e bazës ligjore për Gjykatën Speciale. Përpjekjet e tilla duhet të kundërshtohen me gjithë qartësi në qasje.”, tha Beyer për DW.

E këtë e ka vërtetuar se mund të ndodhë edhe kryetari i OVL e UÇK’së, Hysni Gucati.

Gucat ka thënë se do të kërkojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale gjatë muajit gusht atëherë edhe kur pritet t’i vazhdohet mandati edhe për pesë vjet të tjera kësaj gjykate, ai tha se po shikojnë mundësitë që kanë për të shfuqizuar Specialen.

“Në gusht bëhen 5 vjet të Gjykatës Speciale, dhe pritet t’i vazhdohet mandati. Ne do të kërkojmë prapë se qysh mund të arrihet deri te ndalesa e Gjykatës Speciale apo të shfuqizimit. Do të bisedojmë edhe me juristë, kemi edhe një kompani angleze që na ndihmon. Do të ulemi dhe të bisedojmë me grupet parlamentare. Nënshkrime nuk do të bëjmë më për arsye se do të diskutojmë me deputetët”, ka thënë Gucati.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT