Foto arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve në Kosovë.

Rajoni që pritet të ketë vërshime është ai i Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa paralajmërohet se kjo situatë do zgjasë për disa ditë.

Njoftimi i plotë:

Paralajmërim për vërshime të shpejta*Shteti: Republika e Kosovës, Rajoni: (Rrafshi i Dukagjinit, pjesa veriore e vendit)

Pika më e hershme e parashikuar: E enjte, 7 janar 2021 – 00:00. Data e parashikimit: 2021-01-06. 08 UTCNjoftimi:Reshjet e shiut, të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pasdites së 06.01.2021, me intensitet mastar deri të lartë, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshinë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit.

Kjo situatë do të vazhdojë disa ditë (09.01.2021), ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta, të cilat potencialisht shkaktojnë ngritje të shpejta të nivelit të ujit nëpër lumenj, sidomos nëpër rrjedhat ujore të cilat kanë karakter të rrëkeve.

Nëpër lumenjtë kryesorë, do të ketë ngritje të lehtë të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshime të shpejta dhe vështërsi nëpër zonat-vendbanimet ku ato kalojnë. Figurat paraqesin, zonat e shtrirjes kohore dhe hapësinore të situatës meteorologjike dhe të vërshimeve. Modelet e parashikimit: EFAS_EU, ICON.