Prishtinë: Era e keqe e ujërave të zeza shqetëson banorët (Foto+Video)

Që disa muaj, një pusetë e ujërave të zeza po rrjedhë në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, pak metra larg Shkollës Fillor “Elena Gjika”.

Erë shumë e rënde po kundërmon që një javë në këtë rrugë. Pronarët e lokaleve po ankohen se u ka rënë puna që një javë Ndërsa, banorët nuk po i hapin dritaret.

Puseta është pastruar para një jave, por uji që rrodhi nga ajo ka mbetur pa u pastruar nga askush. Megjithëkëtë, puseta ende nganjëherë tajit nga pak uji.

“Ka nj javë që po i vije era shumë e rëndë, nuk po mundem me hapë as dritaren”, tha për lajmi.net, Nalzije Sadiku e cila bano në një banesë sipër rrjedhës së ujit.

Edhe menaxheri i lokalit “Flex”, thotë se nga era e keqe dhe pamja e ujit të kanalizimit, myshteriut nuk po mund të rrinë jashtë.

Kanalizimi ia ka vështirësuar punën edhe lokalit “Flex Gym”.

“Prej vitit të ri, kjo puset tajit ujera të zeza. I vjen era tmerr. Kanë qenë  këta të ujësjellësit, më duket para një jave e kanë pastru, por ka mbet shumë uji në asfalt. Vëllai u ka thënë që ta heqin dhe nga asfalti, ata i kanë thëne se mos po donë me ta la edhe lokalin. Tash veç kur ta hjekë shiu se nuk e prekë kush, por ende nganjëherë po rrjedh nga pak,e dhe pas pastrimit”, tha  për lajmi.net, pronari i palestrës “Flex Gym”, duke treguar puseten. /Lajmi.net/