Skuadra e Sigal Prishtinës ka arritur të shënojë fitore të thellë me rezultat 94:71 kundër Rilski Sportist në kuadër të ndeshjes së Ligës Ballkanike.
Çereku i parë ishte katastrofal për Sigal Prishtinën të cilën e humbi me rezultat 15-28. Sidoqoftë, çereku i dytë ishte historik dhe për tu mbajtur në mend, pasi skuadra nga kryeqyteti i ndezi turbinat duke e fituar atë me rezultat 27 me 6.
Edhe në çerekun e tretë e të katërt skuadra nga kryeqyteti ishte më e mirë duke e bombarduar skuadrën mysafire të Rilski Sportist.
Jordan Hulls ishte fantastik për skuadrën bardh e kaltërt duke shënuar 24 pikë, teksa Mavunga arriti të realizojë 17 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.
Me këtë fitore, Prishtina e ka përforcuar pjesëmarrjen në final four të Ligës Ballkanike.
–
- Advertisement -