Prishtina s’ka park argëtimi (luna park) që nga tetori i 2015-ës (VIDEO)

Komuna e Prishtinës ka mbyllur në tetor të 2015-ës dy parqe argëtimi, njëra në lagjen e spitalit e tjetra në Taukbahçe.

Sipas zyrtarëve komunal, ato u mbyllën se u kishte skaduar afati për shfrytëzimin e tokës ku ishin të vendosura lodrat dhe këto të fundit nuk plotësonin kushtet për punë.

Ndërkohë zyrtarët komunal thonë që ata s’kanë në plan të krijojnë ndonjë të re, vetëm nëse do të aplikojë ndokush në komunë për të hapur një të tillë, vetëm jo në lokacionet aktuale ku aktualisht gjenden parqet, të cilave u është ndaluar puna.