Prishtina është futur seriozisht në garë për titull, duke e mposhtur në kryeqytet Drenicën me rezultat 3:0. Golin e parë për Prishtinën e shënoi Labinot Osmani në minutën e 43’. Me ketë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Përsëri shënon Labinot Osmani në minutën e 77’ për 2:0. Kurse golin e fitores për Prishtinën e shënoi një supergol Gentrit Begolli nga mbi 20 metra, për 3:0.
Me ketë fitore Prishtina renditet në vendin e dytë me 37 pikë, 3 me pak së Ferronikeli./Drenicapress.info/
Rezultatet – Java 20
Prishtina – Drenica 3:0
Feronikeli – Ferizaj 4:0
Kosova V – Trepça 1:0
Istogu – Hajvalia 2:1
Trepça ’89 – Vëllaznimi 2:0
Besa – Drita 1:0
- Advertisement -