Prishtina e para në listën e qyteteve me jetesën më të lirë në Europë: Portali i njohur publikon statistika për 168 qytete

Kosova është vendi më i lirë në Europë për të jetuar. Sipas të dhënave të ‘Numbeo.com’, Prishtina është qyteti me jetën më të lirë në Europë, ku një vakt ushqimor kushton rreth 3 euro, transmeton Gazeta Metro.

Nga 168 qytete të Europës, Prishtina radhitet e para për jetesën më të lirë, ndërkaq qyteti më i shtrenjtë është Zurichi në Zvicër.

Sipas portalit ‘Numebo.com’, një vakt ushqimor në Prishtinë në restorantet e lira kushton prej 2 euro deri në 4 euro, duke marrë një mesatare kështu të shumës 3 euro.

Ndërkaq në të dhënat e këtij portali kanë hyrë edhe çmimet e ushqimeve në dyqane, çmimet e transportit, fitnesit, qendrat e kujdesit për fëmijë, çmimi i apartamenteve si dhe blerja e tyre.

Në dyqanet e Prishtinës një shishe ujë prej 1.5 litër mesatarisht kushton 0.38 cent, ndërsa në qytetin me jetesën më të shtrenjte në Zurich, e njëjta shishe kushton 1.25 franga apo 1.14 cent, shkruan Gazeta Metro.

Transporti brenda qytetit në Prishtinë është shumë i lirë dhe bileta një drejtimshe kushton 0.40 cent, ndërsa në Zurich mesatarisht kushton 4.20 franga apo rreth 3.85 cent.

Për jetesë duhet edhe një apartament, e që në Prishtinë një apartament me një dhomë në qendër të qytetit për një muaj kushton rreth 252.50 euro, ndërkaq në Zurich atje ku jetesa është më e shtrenjta në Europë, çmimi për një apartament me një dhomë në qendër të qytetit kushton 1810.49 franga apo 1658.02 euro.

Pesë qytetet më të shtrenjta për të jetuar në Europë janë qytetet e Zvicrës, i pari pra prin Zurich, më pas vjen Basel, Lausanne, Geneva dhe Bern.

Ndërsa pesë qytetet më jetesën më të lirë në Europë është Prishtina në vendin e parë, Zaporizhzhya, Livi në Ukrainë që kanë vendin e dytë dhe tretë, Craiova në Rumani si dhe në vendin e pestë mbyllet përsëri me Ukrainën që është qyteti i Dnipro.

Tirana është në vendin e 41 për jetesën më të lirë nga 168 qytetet e Europës.
KËTU mund ta shikoni raportin e plotë për jetesën në qytetet e Europës./gazetametro.net
- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com