Prindërit e Casillasit: Ai meritoi një skuadër si Barcelona

 

Legjenda spanjolle, Iker Casillas është larguar nga skuadra e tij e zemrës, Real Madrid për të kaluar te skuadra portugeze, Porto.

Krejt kjo me insistimin e presidentit Florentino Perez, i cili nuk e dëshironte më në skuadër.

Mirëpo ky largim, ka zemëruar shumë babain dhe nënën e Casillasit, të cilët kanë akuzuar rëndë Perezin.

“Perez e ka shtyrë Casillasin që të largohet nga Reali. Ata e kanë bërë një moment shumë të keq. Porto është një skuadër sikur ato të Segunda B, ai meritonte një skuadër më të madhe, sikurse Barcelona. Ai nuk do të trajtohej kështu atje, pasi ata janë gjentelmena. Imagjinoni Porto. Një kampion bote si Casillas nuk mund të përfundoj në Porto”, tha nëna e Casillasit për Mundo Deportivo.

“Florentino Perez mund të jetë një president i madh për kompaninë e tij, por për Real Madridin….”, tha babai i Casillasit.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT