Prezantohet Xiaomi Mi 4i

Xiaomi prezantoi telefonin e saj inteligjent më të fundit gjatë një eventi të zhvilluar në Nju Delhi. Ashtu siç edhe pritej, Xiaomi Mi 4i është një version më i mirë i Xiaomi Mi 4 dhe ka kasa prej plastike.

Ja disa nga specifikat e këtij telefoni:

  • Sistemi operativ Android 5.0 Lollipop me ndërfaqen MIUI 6
  • Ekran 5 inç Sharp/JDI me rezolucion 1080 x 1920-pixel (Full HD)
  • Procesori Qualcomm Snapdragon 615 (gjenerata e dytë) me tetë bërthama
  • 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme
  • Kasa të krijuara nga një material me polimer karboni
  • 12% më i hollë dhe 13% më i lehtë se Xiaomi Mi 4
  • Ngjyra: të zezë, të bardhë, pink, të verdhë dhe blu
  • Kamerë parësore 13-megapikselë (me sensorët e Sony-t) me lenta f/2.0 dhe blic të dyfishtë
  • Kamerë dytësore 5-megapikselë me lenta f/1.8
  • Bateri me kapacitet 3120mAh, 38% më i madh se pajisjet e tjera me të njëjtën madhësi.

Procesori është Snapdragon 615 me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama, ku katër janë Cortex A53 me shpejtësi 1.7 GHz dhe katër Cortex A53 me shpejtësi 1.1 GHz.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT