Prezantohet në emër të një agjencie turistike, mashtrohen keq dy qytetarë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person ai në emër të një agjencie turistike ka mashtruar dy persona duke iu marrë një shumë të parave, për t’iu rezervuar bileta të udhëtimit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti i ka mashtruar dy viktima meshkuj K/Shqiptarë duke ua marrë një shumë të parave, në emër të agjencisë turistike, për t’iu rezervuar bileta të udhëtimit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/