Presioni ndërkombëtar zmbraps opozitën

Tri subjektet opozitare, që kanë formuar “frontin antiqeveritar”,  Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, kanë vendosur që të mos protestojnë të enjten megjithëse një ditë më parë patën paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën deri në lirimin e deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, dhe deri në anulimin e Marrëveshjes për Asociacionin dhe asaj për Demarkacionin.

Tërheqja e opozitës duket se ka ardhur pas një presioni të madh nga faktori ndërkombëtar, i cili doli hapur kundër protestave të dhunshme e në anën tjetër i dhanë mbështetje të fuqishme Policisë së Kosovës.

Përveç ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebasitian Kurtz, ambasadores së Gjermanisë, Angelika Viets, dhe Zyrë së Bashkimit Evropian, që kanë reaguar të mërkurën, të enjten kanë reaguar të gjitha ambasadat e vendeve të Quintit (Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara), të cilat e kanë dënuar përdorimin e vazhdueshëm të dhunës, për siç e kanë quajtur ata, arritjen e qëllimeve politike dhe i kanë dhënë mbështetje Policisë. /zeri/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT