Presidentja Osmani shtron iftar për Ramazan, Kurti e Konjufca të pranishëm

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sonte ka ngrënë iftar bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlametarin, Glauk Konjufca dhe me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Me disa fotografi që kryeministri ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se iftari u shtrua nga presidentja Osmani.

”Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19″, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Muzgu i ditës së sotme na gjeti të bashkuar në iftarin e shtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku së bashku me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ishim të ftuar unë dhe Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19.

Uroj që Ramazani i ardhshëm të na gjejë mirë, shëndetplotë e në paqe!

Të gjithë besimtarëve e besimtareve u uroj agjërim të pranuar!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT