Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar besimtarët e fesë islame për muajin e Ramazanit.
Thaçi ka thënë se ky muaj i bekuar e forcon moralin dhe rritë devotshmërinë.
Postimi i plotë në facebook:
Besimtarët e fesë islame, nesër nisin agjërimin e muajit të Ramazanit, kur shtohen vetëpërmbajtja individuale, solidariteti kolektiv dhe veprat e bamirësisë. Ky muaj i bekuar e forcon moralin dhe rrit devotshmërinë, prandaj si President i Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarëve islamë u uroj agjërim të lehtë dhe sa më shumë paqe, dashuri dhe tolerancë me njëri-tjetrin. HTH.
- Advertisement -