Kosovo president Hashim Thaci gestures during a press conference in Kosovo capital Pristina on Monday, Jan. 21, 2019. Kosovo president says he will respond positively if summoned by a European Union-funded court investigating crimes against ethnic Serbs during and after the 1998-99 independence war with Serbia. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ndarë urdhrin e lirisë për dy vëllezërit nga Dobërdoli i Klinës, Idrizin dhe Milazimin.

“Në punëtorinë e familjes së tyre, Idrizi si piktor i njohur bënte kamuflimin me ngjyra të uniformave për ushtarët dhe të tabelave për automjetet e UÇK-së. Ndërsa, Milazimi, si mjeshtër i dalluar i kësaj ane, së bashku me strategë të njohur të luftës sonë, siç ishte edhe heroi Bekim Berisha, me punë dore ndihmonte në prodhimin e armëve” shkruan Thaçi në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:
Urdhrin e Lirisë sot e ndava për dy vëllezërit Berisha nga Dobërdoli i Klinës, Idrizin dhe Milazimin. Në punëtorinë e familjes së tyre, Idrizi si piktor i njohur bënte kamuflimin me ngjyra të uniformave për ushtarët dhe të tabelave për automjetet e UÇK-së. Ndërsa, Milazimi, si mjeshtër i dalluar i kësaj ane, së bashku me strategë të njohur të luftës sonë, siç ishte edhe heroi Bekim Berisha, me punë dore ndihmonte në prodhimin e armëve.

Punëtoria e vëllezërve Berisha në Dobërdol të Klinës ishte gjithmonë në shërbim të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. HTH