Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka njoftuar se është takuar me myftiun Naim Tërnava, me të cilin kanë biseduar rreth Xhamisë së Prishtinës.
“Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës”.
“Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Kosova 🇽🇰 është atdhe i të gjithëve. #harmoni #bashkëjetesë #tolerancë 🙏🏽”, ka shkruar Thaçi në Facebook, ku postoi edhe fotografinë e këtij takimi.
- Advertisement -