Presidenti Hashim Thaçi ka pranuar se deputeti i Nisma Social Demokrate, Haxhi Hoti e ka konsultuar se si të votohet sot në seancën në të cilën u formua Qeveria e re.

“Unë jam president dhe kam për obigiim të takohem me të gjithë përfaqësuesit legjitim të institucioneve dhe çdo deputet ka legjitimitetin e vet dhe, unë nuk refuzojë së diskutuari për çështje madhore me ata që pajtohen dhe nuk pajtohen”.

“Duke u bazuar në përvojën time jo rrallë unë jap këshilla dhe rekomandime se çfarë i bie mirë vendit, demokracisë dhe zhvillimit. Dhe në kuadër të kësaj mendoj se jo vetëm deputetin në fjalë, por kushdo që do të kishte kërkuar këshillë do ta këshilloja të votojë për demokracinë, për shtetin jo për ideologji…”.

“Ndërmarrja kriminale e Kurtit mori përgjigjen e duhur adekuate për të shkuar në shtëpi”.