Presidenti Thaçi dekoron me medalje “Hero i Kosovës” edhe këtë komandant nga Drenica (FOTO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medalje “Hero i Kosovës”, Malush Ahmetin.

“Dëshmorit Malush Ahmeti, në 19 vjetorin e rënies i ndava urdhrin “Hero i Kosovës”. Malushi ishte i vendosur, i guximshëm dhe i kompletuar si luftëtar i lirisë. Do ta kujtojmë gjithmonë si njëri të sinqertë, me integritet të lartë dhe të palëkundur në luftën për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Thaçi.

Malush Ahmeti lindi më 16 nëntor të vitit 1951 në fshatin Rezallë të Drenicës, në një familje atdhetare dhe bujare.

Më 15 maj të vitit 1999 ka vdekur në vijë të frontit duke luftuar me forcat serbe.

Djali dhe bashkëluftëtari i Malushit, Bahri Ahmeti rrëfen ditën kur është vrarë komandanti Malush Ahmeti: Rreth orës 8 të mëngjesit, nga roja në vëzhgim, baba mori lajm për pozicionimin e forcave serbe në Deviq. Unë, së bashku me një luftëtar u pozicionova te Kodra e Llazeve. Baba u nis për të kontaktuar me Ahmet Zabelin, Ilaz Dërgutin dhe Avni Zabelin. Në ato momente kritike kur kishte filluar breshëria e minhedhësve nga pozicioni i armikut, afër vendit ku ishte pozicionuar Malushi kanë rënë tri predha të minahedhësit, rreth 400 metra. Ahmet Zabeli thërret me zë Malushin por nuk u përgjigj. Ndërkohë shpërthen një predhë tjetër e minahedhësit 122 milimetra pikërisht në pozicionin luftarak të Malush Ahmetit. Bie heroikisht në altarin e atdheut, në vendin ku kishte luftuar dhe kishte korrë fitore sa e sa herë.

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Besnik M Ahmeti

- Advertisement -

MË TË FUNDIT