Presidenti ka një mesazh për qytetarët e Drenasit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për punën profesionale në organizimin e zgjedhjeve komunale në Komunën e Drenasit. Thaçi ka përgëzuar edhe kandidatët për fushatën e deritanishme dhe i ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur të parin e Drenasit.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Hashim Thaçit.

Qytetarët e Drenasit nesër votojnë për kryetarin e ri të tyre. Por, fituesit e vërtetë do të jenë vetë qytetarët. Ata do të dëshmojnë se demokracia dhe parimet e saj janë kultivuar thellë në kulturën politike të Kosovës.

Sot, proceset zgjedhore në Kosovë janë procese transparente, të drejta dhe demokratike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kryesuesja Valdete Daka kanë bërë një punë profesionale, të palodhshme, që i tërë procesi elektoral, para zgjedhjeve, në ditën e zgjedhjeve, por edhe pas tyre, të jetë proces i besueshëm prej të gjithë qytetarëve të Kosovës.

I përgëzoj edhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme dhe duke iu uruar suksese secilit prej tyre, iu kërkoj që të vazhdojnë të kontribuojnë në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi demokratik.

Por, më së shumti i përgëzoj qytetarët e Drenasit, që kanë mundësuar një garë elektorale të drejtë dhe dinamike.

I ftoj që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur, sepse nesër ata do të tregojnë edhe një herë se fati i komunës është në duart e vetë atyre. HTH

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT