Presidenti i Jordanit po viziton Shqipërinë

 

Presidenti Nishani dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II janë takuar këtë të martë në Tiranë, në një takim ku janë vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe për ruajtjen e paqes. 
Në konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti Nishani ka bërë të ditur se me monarkun jordanez ka biseduar për një seri çështjesh me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në luftën kundër terrorizmit.
Nishani ka përfituar nga rasti për t’i shprehur mysafirit mirënjohjen e tij ndaj Jordanisë për njohjen nga ky vend të pavarësisë së Kosovës.
Nga ana e tij, mbreti Abdullah II ka vlerësuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira. Ai ka vlerësuar rolin që Shqipëria luan luftën kundër terrorizmit, duke shpresuar që “të kemi një të ardhme sa më të mirë së bashku”.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT