Presidenti i Francës nuk kandidon për mandatin e dytë

Presidenti francez, François Hollande, njoftoi të enjten në mbrëmje se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2017, një deklaratë e pazakontë në historinë e Republikës V, duke hapur garën për një pasues të së majtës.

“Jam i ndëgjegjshëm për rreziqet që do të sillte një qasje e imja, që nuk do të mund të mbledhë mjaftueshëm përkrahje. Gjithashtu kam vendosur të mos jem kandidat në zgjedhjet presidenciale”, njoftoi kreu i shtetit nga Pallati “Elysee”.

I zgjedhur me 51,6 për qind të votave në vitin 2012 përballë Nicolas Sarkozy, Hollande bëhet presidenti i parë i Republikës V që heq dorë nga një mandat i dytë, me përjashtim të Georges Pompidou, i cili vdiq kur ishte ende në detyrë në vitin 1974.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT