Presidenti i Armenisë tregon pse s’mund ta njohë Kosovën

Presidenti i Armenisë, Serzh Sargsyan në një emision televiziv në vendin e tij ka zbuluar pse shteti që ai drejton nuk mund ta njohë Kosovën.

Armenia ka probleme të brendshme me territorin e Nagorno-Karabakhut, të cilin nuk e njeh ashtu sikurse shumica e shteteve, por për të cilin po negocion, transmeton Koha.net.

“Ne duam ta zgjidhim këtë çështje me rrugë paqësore, nuk jemi të interesuar për konflikt”, deklaroi fillimisht ai, raporton arminfo.

“Mosnjohja e Karabakhut do të thotë se nuk mund ta njohim as Kosovën, Abkhazinë apo Osetinë Jugore, pasi që në atë rast do të ishte e vështirë që t’i shpjegonim popullit të Nagorno-Karabakhut se pse nuk e njohim vendin e tyre”, shtoi ai.

Sargysan insistoi se dëshiron vetëm dialog dhe zgjidhje paqësore dhe se beson fuqishëm se do të gjendet një zgjidhje për situatën me Karabakhun.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT