Presidenti, Hashim Thaçi të enjten në Llaushë, së bashku me komunën e Skenderajt, përkujtojnë heroin Selman Vojvodën (FOTO)

Nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Komunës së Skenderajt, me datë 20.02.2020, do të mbahet Akademi Përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda, në 30 vjetorin e rënies së tij, përcjell Drenica Press.

Përkujtimi e nderimi i jetës dhe veprës së heroit Selman Vojvoda, do të fillojë me homazhe tek varri i heroit, në Llaushë të Skenderajt, duke filluar nga ora 09:00.

Ndërkaq Akadamia Përkujtimore fillon nga ora 12:00, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë.

Lavdi të rënëve për Liri e Pavarësi!

Fotografia e Komuna Skenderaj

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT