Presidenti çek ndjek tubimin kundër Islamit

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, ka ndjekur sot një tubim në Pragë, kundër migrantëve dhe Islamit.
Tubimi është organizuar në përvjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë, më 1989, i cili ka përmbysur komunizmin në Çekosllovakinë e atëhershme.

Afro 70 përqind e çekëve kundërshtojnë pranimin e migrantëve dhe refugjatëve në territorin e tyre, ka bërë të ditur një sondazh i Akademisë Çeke të Shkencave.

Zeman, ish-komunist, u ka thënë mijëra pjesëmarrësve në tubim se njerëzit që kundërshtojnë Islamin dhe migrantët nuk duhet të cilësohen islamofobë, fashishtë ose racistë.

Tubimi është organizuar nga lëvizja Blloku Kundër Islamit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT