Presidentja e vendit iu është përgjigjur apeleve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) që të marrë një vendim për Kryeprokurorin e Shtetit.
KPK-ja, në mbledhjen e fundit të jashtëzakonshme, e ka lutur Jahjagën që të vendosë për të nominuarin për këtë post, në mënyrë që të kthehet në normalitet edhe puna në këtë institucion, raporton KTV.
Por, presidentja nuk e ka ndërmend të ngutet dhe do të presë me gjasë përfundimin e afatit për të vendosur.
Nominimi asaj i është dorëzuar më 23 shkurt dhe zyra e saj ka thënë se ka afat ligjor 60 ditor për nominim.
Vllahiu nuk është përgjigjur nëse Presidentja është e obliguar të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila kërkoi disa herë sqarime e dokumente shtesë nga KPK-ja. Megjithëse nuk e ka thënë direkt, këshilltari i Jahjagës ka theksuar se KPRK-ja duhet të nxjerrë një kandidat kredibil.
Por, ai ka shtuar se nuk e paragjykojnë kredibilitetin e Lumezit e as procesin e nominimit të tij.
- Advertisement -